Aty ku mjeshtëria japoneze i jep formë modelit elektrik

MAZDA6E E RE

Kontaktoni shitësin tuaj të Mazda

DERI Në 552 km1

 

AUTONOMIA PËR MAZDA6E ELEKTRIKE

DERI Në 235 km Në 15 min2

 

KARIKIM I SHPEJTË PËR MAZDA6E ELEKTRIKE

68,8 / 80 KWh

 

BATERIA

KOMBINIMI I TEKNOLOGJISË ME MJESHTËRINË

Mazda6e e re është projektuar për drejtuesit që vlerësojnë teknologjitë e avancuara të kombinuara me estetikën japoneze. Ky model plotësisht elektrik kombinon mjeshtërinë, funksionalitetin dhe performancën, duke siguruar një përvojë drejtimi intuitive në çdo udhëtim.

 

AUTONOMI QË I PËRSHTATET NEVOJAVE TUAJA

Në varësi të nevojave tuaja të drejtimit, ju mund të përshkoni një distancë më të gjatë me një karikim të vetëm. Prandaj, Mazda6e e re ofron dy opsione të njësisë së fuqisë: bateria standarde 68,8 kWh ofron një autonomi prej 479 km¹, ndërsa bateria 80 kWh ju lejon të keni një autonomi prej 552 km¹.

01 AUTONOMI QË I PËRSHTATET NEVOJAVE TUAJA

Në varësi të nevojave tuaja të drejtimit, ju mund të përshkoni një distancë më të gjatë me një karikim të vetëm. Prandaj, Mazda6e e re ofron dy opsione të njësisë së fuqisë: bateria standarde 68,8 kWh ofron një autonomi prej 479 km¹, ndërsa bateria 80 kWh ju lejon të keni një autonomi prej 552 km¹.

AUTONOMI QË I PËRSHTATET NEVOJAVE TUAJA
KARIKIM I SHPEJTË

Nëse gjatë udhëtimeve tuaja preferoni ndalesa për cikle të shpejta karikimi, Mazda6e e re me baterinë standarde 68,8 kWh ofron karikim 165 kW DC në vetëm 15 minuta² duke ofruar një autonomi prej 235 km. Mazda6e e re me autonomi të gjatë ofron karikim 90 kW DC në 47 minuta³ duke përshkuar 385 km.  

02 KARIKIM I SHPEJTË

Nëse gjatë udhëtimeve tuaja preferoni ndalesa për cikle të shpejta karikimi, Mazda6e e re me baterinë standarde 68,8 kWh ofron karikim 165 kW DC në vetëm 15 minuta² duke ofruar një autonomi prej 235 km. Mazda6e e re me autonomi të gjatë ofron karikim 90 kW DC në 47 minuta³ duke përshkuar 385 km.  

KARIKIM I SHPEJTË

UNITET MES DREJTUESIT DHE MAKINËS

Sedilja e shoferit ofron rehati dhe pozicionim të përsosur për manovrim të saktë dhe një drejtim të përgjegjshëm. I kombinuar me opsionet e avancuara, ajo krijon ndjenjën e veçantë të unitetit Mazda ndërmjet makinës dhe shoferit. Në Japoni, këtë e quajnë Jinba Ittai.

DIZAJN ELEKTRIK I KRIJUR NË PERFEKSION

Pjesa e jashtme e Mazda6e të re kombinon elegancën dhe forcën, me linja të hijshme dhe detaje mbresëlënëse të theksuara. Interiori pasqyron mjeshtëri të rafinuar, duke ofruar një cilësi që mund ta shihni, prekni dhe ndjeni.

Interior i bollshëm

Kabina minimaliste është e hapur dhe tërheqëse, bazuar në konceptin japonez “ma” që përkthehet në bukurinë e hapësirës boshe. Integrimi i pandërprerë i teknologjive të përparuara përmirëson përvojën tuaj të drejtimit duke ju bërë të ndiheni të qetë.

NJË PREZENCË E FORTË, POR E RAFINUAR

Mazda6e e re ndërthur estetikën minimaliste me stilin e frymëzuar nga coupe, duke krijuar një pamje inovative të filozofisë sonë të dizajnit të vlerësuar me Kodo. Linja e ulët e çatisë dhe silueta coupe me kuvertë të shkurtër krijojnë një pamje sportive, por ruajnë prakticitetin e një modeli hatchback.

BAGAZH PRAKTIK

Me pamjen e saj coupe, mund të jetë surprizë që Mazda6e e re ofron prakticitetin e një hatchback plotësisht të hapur. Bagazhi ka 466 litra hapësirë ​​nga dyshemeja deri në tavan ose 1,074 litra me sediljet e pasme të palosura. Pjesa përpara ka një kapacitet prej 72 litra ku mund të vendosni një çantë shtesë ose kabllin e karikimit.

GANXHË E FORTË

Mazda6e e re është gati për aventurë falë kapacitetit të tij tërheqës deri në 1500 kg. Ganxha e saj e qëndrueshme siguron tërheqje të qetë dhe të kontrolluar, pavarësisht nëse jeni duke transportuar një rulot apo ngarkesa të tjera të rënda.

ZGJIDHNI MODELIN TUAJ

Takumi

 

Pavarësisht nga modeli që zgjidhni, Mazda6e e re i ka standarde pothuajse të gjitha opsionet. Modeli Takumi ofron materiale të qepura me mjeshtëri ku është përdorur saten delikat. Zgjidhni midis dy opsioneve të interiorit me lëkurë artificiale të cilësisë së lartë, një me ngjyrë bezhë të ngrohtë dhe tjetra me të zezë.

Takumi Plus

 

Gjithashtu, modeli Takumi Plus ofron mjeshtërinë e punimit të ekspertëve, por e kombinon atë me lëkurë nappa ngjyrë kafe dhe pëlhurë të endur prej kamoshi. Te ky model, tavani panoramik me xhamin e errësuar dhe izolim termik standard, plotësohet nga një mbulesë diellore elektrike.

TEKNOLOGJIA

Për të rritur edhe më shumë eksperiencën tuaj të drejtimit, Mazda6e e re përfshin teknologji të përparuara në kabinën minimaliste. Ato ndërthuren në mënyrë të përsosur për të përmirësuar eksperiencën tuaj në drejtim duke ju ofruar rehati dhe kënaqësi.

EKRAN 14.6 INÇ
Lexo më shumë

Shijoni drejtimin e kësaj makine duke përdorur ekranin dixhital me prekje 14,6 inç, i cili ofron qasje të shpejtë në argëtim dhe navigim. Me ndërfaqen e tij si smartphone dhe funksionalitetin e rrëshqitjes, ai plotëson grupin e instrumenteve dixhitale 10,2 inç, duke ju mbajtur të informuar për informacionet thelbësore të drejtimit.

KONTROLL ME GJESTE DHE ME ZË
Lexo më shumë

Ju mund të fokusoheni plotësisht në drejtimin e makinës ndërsa përdorni teknologjitë e ndryshme, kjo falë njohjes së zërit në nëntë gjuhë evropiane. Gjithashtu, mund të përdorni edhe gjestet e dorës për shumë komanda.

EKRAN I MADH NË XHAM
Lexo më shumë

Ju mund të drejtoni makinën me lehtësi dhe fokus maksimal falë ekranit 50 inç që shfaqet në xham duke ju ofruar të dhëna të rëndësishme përpara jush, pa qenë nevoja për të hequr sytë nga rruga. Sistemi ofron edhe një modalitet “bore” për të siguruar lexueshmëri në kushtet e motit me dëborë.

SISTEM MUZIKE ME 14 ALTOPARLANTË
Lexo më shumë

Ju mund të shijoni këngët tuaja të preferuara në çdo udhëtim, falë sistemit të muzikës Sony me 14 altoparlantë. Kombinuar me lidhjen wireless me Apple CarPlay ose Android Auto, së bashku me kontrollin zanor, ju do të keni shumë opsione argëtimi gjatë udhëtimit. 

KONTROLLI I KONDICIONERIT
Lexo më shumë

Kjo makinë ofron një komoditet maksimal në kontrollin e klimës me dy zona, të cilin mund ta menaxhoni duke përdorur ekranin qendror me prekje ose kontrollin zanor. Ekziston edhe një ekran me prekje në pjesën e pasme për të rregulluar cilësimet. 

LIDHJE E PLOTË E MAZDA 6e ME APLIKACIONIN

Mazda6e e re ka aplikacionin e saj të dedikuar për Apple ose Android dhe ju lejon të lidheni plotësisht me makinën tuaj. Me shumë funksione që mund ti kontrolloni direkt nga telefoni, aplikacioni e bën përvojën tuaj të pronësisë më të lehtë, më të përshtatshme dhe më të këndshme.

OPSIONET E APLIKACIONIT MAZDA 6e

OPSIONET E APLIKACIONIT MAZDA 6e

HAPJE ME BLUETOOTH® DHE AKSES DIREKT NGA APLIKACIONI
Lexo më shumë

Me lidhje Bluetooth® dhe aplikacionin MAZDA 6e, nuk ju nevojitet një çelës fizik për të ndezur automjetin ose për të hapur derën. Nëpërmjet aplikacionit, ju mund ti jepni akses në automjetin tuaj deri në tre përdoruesve të tjerë dhe të përcaktoni për sa kohë ata janë të autorizuar për të përdorur makinën. 

STATUSI I MAKINËS NË KOHË REALE
Lexo më shumë

Nëse nuk e mbani mend nëse e keni mbyllur makinën apo xhamat, ju mund të përdorni aplikacionin MAZDA 6e për të vepruar. Kjo ju lejon të mbyllni dyert ose xhamat edhe nëse nuk jeni afër automjetit. Madje mund të kontrolloni statusin aktual të kilometrazhit dhe temperaturën e kabinës.

KONTROLLI I KONDICIONERIT NË DISTANCË
Lexo më shumë

Me Mazda6e të re, ju mund të përdorni aplikacionin e dedikuar për të rregulluar temperaturën e kabinës nga distanca ose për të ngrohur timonin ose sediljet. Në dimër, mund të shkrini edhe xhamin e përparmë.

MENAXHIMI I KARIKIMIT
Lexo më shumë

Me aplikacionin MAZDA 6e është e lehtë të shohësh statusin e karikimit dhe autonominë. Gjithashtu, ju mund të vendosni një limit karikimi që mund të jetë deri në 80%. Në disa raste, mund të përcaktoni momentin e karikimit; për shembull, nëse çmimi i energjisë është më i lirë gjatë orëve të caktuara të natës.

SIGURIA

Të shijoni plotësisht automjetin tuaj do të thotë të ndiheni të sigurt me të. Mazda6e e re është e pajisur me nëntë airbag për të mbrojtur pasagjerët në rast të përplasjes përpara, anësore ose të pasme. Struktura prej çeliku me rezistencë të lartë është projektuar për të shpërndarë goditjet e mundshme në mënyrë uniforme në të gjithë trupin e vet. Dhe bateria është e vendosur në një shtresë mbrojtëse të fortë.

PARALAJMËRIM PWR PWRPLASJE NGA MBRAPA
Lexo më shumë

Mazda6e e re ofron një spektër të plotë të teknologjisë së avancuar pwrsa i pwrket sigurisw. Sistemi i paralajmërimit të goditjes së pasme (RCW) ju paralajmëron nëse ekziston rreziku i përplasjes nga mbrapa. Kjo ju jep kohë për të reaguar dhe për të parandaluar dëmtimin e mundshëm.

FRENIM INTELIGJENT
Lexo më shumë

Nëse diçka e papritur ndikon në kohën tuaj të reagimit, Mazda është gati të ndihmojë me Frenimin Inteligjent (SBS). Kamerat më të fundit M-pixel, radarët me valë milimetrash dhe radarët ultrasonikë përdoren për të identifikuar rreziqet e mundshme. Nëse një përplasje nuk mund të shmanget, frenat aktivizohen në mënyrë autonome për të zbutur dëmtimet.

SISTEM ASISTENCE NË RUAJTJEN E KORSISË
Lexo më shumë

Mazda 6e është i pajisur me sistemin e asistencës në ruajtjen e korsisë (LAS), i cili është veçanërisht i dobishëm për udhëtime të gjata në autostradë dhe ofron ndihmë gjatë drejtimit për t'ju ndihmuar të qëndroni të përqendruar. Kur sistemi identifikon se automjeti juaj po del nga korsia e tij, ai ndërhyn duke ju kthyer sërish brenda korsisë. 

SINJALIZIM NË PASQYRË PËR PARAKALIM
Lexo më shumë

Veçanërisht, në situata kritike, sinjalizimi në pasqyrë për parakalimin (ELK) ndihmon shoferin të shmangë përplasjet e mundshme kur tentoni parakalimin. Ky sistem funksionon në kombinim me sistemin e ndihmës për ruajtjen e korsisë, asistencën për këndet e errëta dhe paralajmërimin për përplasje përpara, ku secili opsion ofron ndërhyrje specifike për të rritur sigurinë.

KAMERA 360 GRADË
Lexo më shumë

E pajisur me një kamera 360° dhe një monitor për pamjen anësore, Mazda6e e re është e lehtë për t'u parkuar. Pamja nga të gjitha këndet ju mundëson një parkim të sigurt.

ZBULONI MË SHUMË

MAKINË PËR KOMPANI

Mazda6e e re është një zgjedhje e shkëlqyer për flotën e kompanisë suaj falë çmimeve konkurruese, kostos totale të ulët të pronësisë dhe kënaqësisë që i jep shoferit. Kjo Mazda tërësisht elektrike ofron dinamikë të shkëlqyer drejtimi dhe besueshmëri të gjithanshme.

Kontaktoni shitësin tuaj të Mazda
ENERGJIA E GOMAVE

Informacioni i gomave ju ndihmon të merrni një vendim ekonomik dhe ekologjik më të mirë kur bëhet fjalë për to. Informohuni për të gjitha gomat e disponueshme për Mazda-n tuaj dhe merrni informacion në lidhje me kriteret e cilësisë.

ZBULONI MË SHUMË

PROVONI NJË MAZDA6e

Autonomia është e përcaktuar në përputhje me procedurën e harmonizuar të testimit të automjeteve të lehta në të gjithë mbarë botën, (WLTP). Vlerat aktuale të autonomisë mund të ndryshojnë në varësi të pajisjes dhe faktorëve individualë. Vlera aktuale e arritur në kushte reale ndryshon në varësi të stilit të drejtimit, shpejtësisë, përdorimit të opsioneve të komfortit (p.sh. ngrohja e sediljeve, kondicioneri), pajisjet ndihmëse, temperatura e jashtme, numri i pasagjerëve/ngarkesat, topografia, procesi i vjetërimit dhe konsumi i baterisë.

Koha e karikimit prej 15 minutash është për automjetin e pajisur me një bateri 68,8 kWh dhe bazohet në një temperaturë baterie/ambienti prej 25°C (+/-2°C), duke përdorur një karikues të shpejtë 165 kW DC dhe me një status karikimi fillestar prej 30%. Koha aktuale e karikimit varet nga kushtet e ndryshme në momentin e karikimit, të tilla si lloji i stacionit të karikimit të shpejtë, gjendja e baterisë, zakonet e karikimit, bateria dhe temperatura e ambientit. Në kushte të ftohta, si bateria ashtu edhe temperatura e ambientit ndikojnë në kohën e kërkuar të karikimit, gjë që mund të çojë në një rritje të konsiderueshme të kohës së karikimit në situata të caktuara.

Koha e karikimit prej 47 minutash është për automjetin e pajisur me një bateri 80 kWh dhe bazohet në një temperaturë baterie/ambienti prej 25°C (+/-2°C), duke përdorur një karikues të shpejtë 90 kW DC dhe me një status karikimi fillestar prej 10%. Koha aktuale e karikimit varet nga kushtet e ndryshme në momentin e karikimit, të tilla si lloji i stacionit të karikimit të shpejtë, gjendja e baterisë, zakonet e karikimit, bateria dhe temperatura e ambientit. Në kushte të ftohta, si bateria ashtu edhe temperatura e ambientit ndikojnë në kohën e kërkuar të karikimit, gjë që mund të çojë në një rritje të konsiderueshme të kohës së karikimit në situata të caktuara.

Sony është një markë tregtare e regjistruar e Sony Corporation.

Apple CarPlay dhe Android Auto™ janë marka tregtare të regjistruara në SHBA dhe vende të tjera. Apple, logoja e Apple, Apple CarPlay, Apple Watch, App Store dhe iPad janë marka tregtare të regjistruara të Apple Inc.

iPhone është një markë tregtare e regjistruar e Apple Inc. në SHBA dhe vende të tjera. Apple CarPlay është një markë tregtare e regjistruar e Apple Inc.

Google dhe logoja e Google janë marka tregtare të regjistruara të Google LLC. Android, Android Auto™ dhe emra të tjerë markash janë marka tregtare të regjistruara të Google LLC.